Sigurohuni me praktikën e përditshme që autonomia e kombinuar (WLTP) me maksimumi
231 km* e e-Golf-it tuaj të mos mbetet thjesht një vlerë teorike. Me dy profile të
ndryshme ecjeje, keni ndikim direkt tek autonomia, përshpejtimi dhe shpejtësia
maksimale e e-Golf-it tuaj.
Në profilin ECO+, mund të arrini autonominë maksimale të kombinuar (WLTP) prej
231km* më të lehtë. Profili ECO është zgjedhja optimale për drejtuesit që i
kushtojnë rëndësi të veçantë shkathtësisë dhe komfortit. Sigurisht, shpejtësitë më
të larta janë të mundshme në të dy profilet, nëse bateria është karikuar në nivelin
e duhur. Për shembull, gjatë parakalimeve dhe manovrave të shpejta.
**Prej datës 1 shtator 2017, disa automjete të reja miratohen sipas WLTP (World Harmonised Light Vehicle Test Procedure), procedurë testimi e harmonizuar në nivel botëror për automjetet e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimet CO₂. Që prej datës 1 shtator 2018 WLTP ka zëvendësuar "Ciklin e ri Evropian të Drejtimit" (NEFZ). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve CO₂ të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura nga NEDC. Gjatë fazës së tranzicionit për tek WLTP, ligji e kërkon raportimin e vlerave të llogaritura sipas NEDC. Për sa u përket makinave të reja të cilat janë miratuar si modele sipas WLTP, vlerat NEDC llogariten nga vlerat WLTP. Taksat (p.sh. NoVA) dhe tarifat e tjera që lidhen me automjetin (sidomos kompensimet jomonetare), të cilat (gjithashtu) bazohen në vlerën e CO₂, llogariten në bazë të vlerës të CO₂ të rillogaritur sipas NEDC. Më shumë informacion mund ta gjeni në faqen www.volkswagen.at/wltp ose të kontaktoni një pikë shitje të autorizuar.