Sistemi i ajrit të kondicionuar "Air Care Climatronic" si pajisje standarde e e-Golf mund të sigurojë në çdo stinë një rehati në ambientin e brendshëm. Dhe në sajë të ngrohjes së xhamit të përparmë, që vjen si pajisje standard, pastrimi i akullit nga xhami i përket së kaluarës.
Me ekranin multifunksional "Premium", që vjen po ashtu si pajisje standard, keni gjithmonë para syve shumë të dhëna të rëndësishme në formë të përmbledhur. Në vend të matësit klasik të shpejtësisë, Powermeter shfaq energjinë e aplikuar, ndërsa një instrument rrethor i veçuar jep informacione për fuqinë elektrike maksimale në dispozicion.
Ndriçimi opsional i ambientit u jep dritën e duhur të gjitha instrumenteve si dhe një atmosferë tepër të veçantë kroskotit ergonomik me listela dekori dhe pragje të ndriçuar me dritë blu.
**Prej datës 1 shtator 2017, disa automjete të reja miratohen sipas WLTP (World Harmonised Light Vehicle Test Procedure), procedurë testimi e harmonizuar në nivel botëror për automjetet e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimet CO₂. Që prej datës 1 shtator 2018 WLTP ka zëvendësuar "Ciklin e ri Evropian të Drejtimit" (NEFZ). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve CO₂ të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura nga NEDC. Gjatë fazës së tranzicionit për tek WLTP, ligji e kërkon raportimin e vlerave të llogaritura sipas NEDC. Për sa u përket makinave të reja të cilat janë miratuar si modele sipas WLTP, vlerat NEDC llogariten nga vlerat WLTP. Taksat (p.sh. NoVA) dhe tarifat e tjera që lidhen me automjetin (sidomos kompensimet jomonetare), të cilat (gjithashtu) bazohen në vlerën e CO₂, llogariten në bazë të vlerës të CO₂ të rillogaritur sipas NEDC. Më shumë informacion mund ta gjeni në faqen www.volkswagen.at/wltp ose të kontaktoni një pikë shitje të autorizuar. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.