e-Golf është i pajisur si standard me sedilje të një cilësie të lartë, të mbuluar më pëlhurë të fortë e rezistente me dizajnin "Zoom". Kjo kënaq jo vetëm shijen tuaj për të bukurën, por edhe shpinën tuaj. Sepse do të jeni të qetë dhe të relaksuar edhe në udhëtimet e gjata.
Tegeli dekorativ blu tipik për e-Design në timonin multifunksional prej lëkure dhe në levën e marsheve plotëson me stil pajisjen me cilësi të lartë e i jep një look bashkëkohor e-Golf-it tuaj.
**Prej datës 1 shtator 2017, disa automjete të reja miratohen sipas WLTP (World Harmonised Light Vehicle Test Procedure), procedurë testimi e harmonizuar në nivel botëror për automjetet e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimet CO₂. Që prej datës 1 shtator 2018 WLTP ka zëvendësuar "Ciklin e ri Evropian të Drejtimit" (NEFZ). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve CO₂ të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura nga NEDC. Gjatë fazës së tranzicionit për tek WLTP, ligji e kërkon raportimin e vlerave të llogaritura sipas NEDC. Për sa u përket makinave të reja të cilat janë miratuar si modele sipas WLTP, vlerat NEDC llogariten nga vlerat WLTP. Taksat (p.sh. NoVA) dhe tarifat e tjera që lidhen me automjetin (sidomos kompensimet jomonetare), të cilat (gjithashtu) bazohen në vlerën e CO₂, llogariten në bazë të vlerës të CO₂ të rillogaritur sipas NEDC. Më shumë informacion mund ta gjeni në faqen www.volkswagen.at/wltp ose të kontaktoni një pikë shitje të autorizuar. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.