Kush nuk dëshiron ajër të pastër në qytetet tona? Qeniet e tjera njerëzore mund ta shijojnë e-Golf-in. Nëse zgjidhni Golfin me funksionim elektrik, kontribuoni për pakësimin e emetimeve CO₂ - veçanërisht nëse përdorni energji elektrike nga burime të rinovueshme. Mesatarisht për 100 km, këtij automjeti inovativ i duhet vetëm 13,2 (16 inç) - 14,1 (17 inç) kWh/100 km*. Ndërkohë, të flasim për ndotjen akustike. Motori elektrik pa zhurmë, por i fuqishëm, është gjithashtu një përgjigje bashkëkohore për këtë problem.
**Prej datës 1 shtator 2017, disa automjete të reja miratohen sipas WLTP (World Harmonised Light Vehicle Test Procedure), procedurë testimi e harmonizuar në nivel botëror për automjetet e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimet CO₂. Që prej datës 1 shtator 2018 WLTP ka zëvendësuar "Ciklin e ri Evropian të Drejtimit" (NEFZ). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve CO₂ të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura nga NEDC. Gjatë fazës së tranzicionit për tek WLTP, ligji e kërkon raportimin e vlerave të llogaritura sipas NEDC. Për sa u përket makinave të reja të cilat janë miratuar si modele sipas WLTP, vlerat NEDC llogariten nga vlerat WLTP. Taksat (p.sh. NoVA) dhe tarifat e tjera që lidhen me automjetin (sidomos kompensimet jomonetare), të cilat (gjithashtu) bazohen në vlerën e CO₂, llogariten në bazë të vlerës të CO₂ të rillogaritur sipas NEDC. Më shumë informacion mund ta gjeni në faqen www.volkswagen.at/wltp ose të kontaktoni një pikë shitje të autorizuar.