Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Paketa e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform" është në dispozicion sipas kërkesës suaj bashkë me sistemin e navigimit "Discover Media". Nëpërmjet lidhjes me internetin, mund të përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Tepër e rehatshme: Rruga juaj do të përshtatet automatikisht sipas rrethanave.
Lëreni Car-Net të bëjë kërkimin dhe ndaloni e zbuloni restorante të shumta tërheqës me një kërkim të veçantë destinacioni online. Edhe vende të tjera me interes për ju mund të gjenden shpejt. Një hotel, një pikë karburanti apo një kinema e hapur. Të dhënat nga interneti japin disa zbulime argëtuese e të dobishme.
Pajisja opsionale App-Connect bën që telefoni juaj inteligjent të lidhet lehtësisht me sistemin opsional të radios "Composition Media" (seria Highline) ose me sistemin e navigimit "Discover Media", i cili është në dispozicion sipas kërkesës. Në këtë mënyrë, aplikacionet e përzgjedhura mund të komandohen nga celularin duke përdorur ekranin me prekje. Por avantazhi nuk është vetëm tek përdorimi më i thjeshtë: Aplikacione të shumta mund të përpunojnë informacionin e dhënë nga automjeti për t'ju ofruar funksione të dobishme apo argëtuese shtesë.
Volkswagen ofron tri ndërfaqe për lidhjen e smartfonit me shumë mundësi:
MirrorLink®, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™. Në adresën www.volkswagen.at/mobiltelefon mund të
kontrolloni se cila nga këto teknologji përkon me smartfonin tuaj. Ju lutemi, vini
re gjithashtu se disa aplikacione nuk ofrohen për secilën nga tri teknologjitë dhe
disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë nga shteti në shtet.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin