Shumë e rehatshme: Ndërfaqja telefonike opsionale "Comfort" jo vetëm që ka një sistem telefonate pa duar, por edhe një funksion karikimi induktiv. Dhe falë lidhjes induktive shtesë me antenën e jashtme dhe një portë USB të dhënash dhe karikimit në kompartamentin përballë të magazinimit, bërja e telefonatave në Polon tuaj është tepër e rehatshme. E veçanta: Lidhja induktive me antenën në kombinim me një mikrofon të cilësisë së lartë në kabinë dhe dalje zëri përmes altoparlantëve të brendshëm garanton një cilësi shumë e mirë zëri. Tashmë nuk është më e nevojshme një mbajtëse shtesë. Shumë bukur dhe mjaft praktik.
Keni gjithmonë një kabull karikimi në dorë kur smartfonit tuaj i bie bateria? Tek Poloja e re nuk keni më nevojë të shqetësoheni për kabllot. Thjesht vendosni celularin tuaj në raftin e përparmë ku karikohet në mënyrë induktive. Kërkesa është që ai të jetë kompatibël me Qi-Standard. Karikimi induktiv përfshihet me ndërfaqen opsionale të telefonit "Comfort", por mund të porositen edhe më vete.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin