Ecni para si shembull i shndritshëm: T-Cross është i pajisur si standard me fenerë halogjenë dhe drita dite LED në parakolp. Për linjën e pajisjeve Life, mund të porosisni fenerë LED me nënshkrimin tipik të T-Cross. Tek T-Cross Style vijnë si pajisje standard. Fenerët LED ku janë të integruar dritës e ditës LED, karakterizohen nga një vëllim i madh drite dhe një spektër drite të ngjashëm me të dritës së ditës. Ata përmirësojnë shikueshmërinë tuaj edhe në kushte të pafavorshme të motit.
Dritat e pasme LED, si standard, janë tërheqës të vërtetë për syrin - veçanërisht tek linja T-Cross Style, që është e pajisur edhe me drita pozicioni.
Shiriti reflektues i vazhdueshëm në pjesën e pasme ofron ndriçim indirekt dhe plotëson në mënyrë të përkryer konceptin e ndriçimit.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin