Përcakton standarde të reja me dizajnin e T-Cross: Vija e ngushtë vazhdon nga kofanoja deri tek dritat e pasme, karoseria këndore e lartësia e ngritur nga toka karakterizojnë linjat progresive dhe i japin SUV-së një pamje mashkullore e dinamike.
Karakteri i tij Offroad përforcohet edhe nga linjat mbi kofano, që e bëjnë të duket edhe më i fortë dhe i gjatë. Pozicioni i ngritur i sediljeve tipik i SUV ju jep menjëherë ndjesinë e të qëndruarit sipër gjërave. Dhe falë linjave të sheshta të xhamave, mund të mbani gjithçka nën vëzhgim gjatë drejtimit.
Mirëpritni dizajnin modern dhe mjeshtërinë me cilësi të lartë të T-Cross-it tuaj. Panelet plastike ngjyrë të zezë në harqet e rrotave dhe shiritat anësorë kontribuojnë gjithashtu për një pamje të freskët. Kjo vlen edhe për pamjen e pasme të T-Cross-it - pjesa e pasme me shirita reflektues spikatës dhe dritat e pasme LED është e garantuar se lënë përshtypje të qëndrueshme.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin