Kështu T-Cross ndihmon në ndryshim krosie dhe dalje nga parkimi.

Gjatë ecjes, sensori "Blind Spot" mund t'ju paralajmërojë për automjetet e gjendura në këndin e verbër përmes dritave LED në pasqyrën e jashtme përkatëse.* Kur ecni mbrapsht gjatë parkimit, asistenti i integruar i parkimit mund të monitorojë zonën prapa automjetit dhe t'ju paralajmërojë nëse pikas një automjet në ardhje.*

 

*Brenda kufijve të sistemit

Mbani në distancë trafikun.

Kontrolli automatik i distancës ACC ju ndihmon, sipas dëshirës, të ruani një shpejtësi maksimale të paracaktuar* si dhe distancën e paracaktuar me automjetin para.**

 

*Deri në maks. 210 km/h.

**Brenda kufijve të sistemit.

Shihni mirë, pa pasur nevojë të përdorni dritat e gjata.

Me anë të një kamere të instaluar mbrapa xhamit të përparmë, sistemi opsional i komandimit të dritave të rrugës "Light Assist" zbulon automjetet që ecin para dhe në sens të kundërt dhe alternon automatikisht dritat.*

Ky sistem lehtëson shoferin, rrit ndjeshëm kohën e funksionimit të dritave të rrugës, dhe ofron një shikueshmëri të përmirësuar. Përfitoni më shumë komfort kur drejtoni automjetin natën.

 

*Brenda kufijve të sistemit.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin

Mbyll
Menu
Mbylle menunë
Start Video

T-Cross i ri.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team