Me pajisjet e R-Line Exterieur për T-Cross do të tërhiqni vëmendje: Pjesa ballore dinamike theksohet nga parakolpi i zi me shkëlqim, harku i zi i rrotave me sipërfaqe të ashpër dhe grila e zezë e radiatorit me sipërfaqe të ashpër me look specifik të R-Line. Krahas kësaj, T-Cross me elementet e dyerve me R-Styling dhe shiritat e dizajnit me logon R-Line në pjesët anësore e të dyert të përparme krijon një impresion në rrugë. Pjesa e pasme atletike me difuzor specifik të R-Line dhe pjesa e poshtme e parakolpit me ngjyrën e trupit plotëson në mënyrë të përsosur pamjen ekspresive të T-Cross.
Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i telefonatës emergjente është i aktivizuar pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimit Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shteteve. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një smartfon me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit celular. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga plani juaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë shtetit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming).Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/car-net dhe partnerin tuaj lokal të Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek operatori juaj celular.
Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, holandisht, polonisht, portugalisht, suedisht, spanjisht, çekisht
Belgjikë, Bullgari, Gjermani, Finlandë, Francë, Greqi, Britani e Madhe, Irlandë, Itali, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Austri, Poloni, Portugali, Rumani, Suedi, Zvicër, Spanjë, Republika Çeke, Hungari
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin