Ulëset e para kanë disa avantazhe sa i takon komfortit: Nga linja e pajisjeve Life, mbështetësja e ulëses së pasme mund të paloset plotësisht. Kjo ju jep hapësirë - veçanërisht nëse transportoni shpesh objekte të gjatë dhe kompaktë.
Të shohësh gjithçka dhe ta mbash nën vëzhgim: Pozicioni i ngritur i ulëses ofron shumë komfort gjatë udhëtimit dhe në hipje e zbritje. Gjithashtu jep shikueshmëri të gjithanshme në rrugë.
Mbështetëset opsionale lumbare janë tepër miqësore ndaj shpinës. Ato relaksojnë shpinën teksa ngisni automjetin dhe kontribuojnë për një pozicion optimal zbritjeje. Kështu, nëse bëni rrugë të gjatë, mbështetësja lumbare relakson muskujt e shpinës dhe në të njëjtën kohë mbron shtyllën kurrizore.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin