Çanta blerjesh, pajisje të mëdha sportive apo bagazhe voluminoze- ulëset e pasme dhe bagazhi i T-Cross ju ofrojnë shumë hapësira magazinimi. Madje, ai bind me një shkallë të lartë fleksibiliteti, që vjen si standard: Ulësja variabile e pasme mund të përshtatet sipas dëshirave tuaja. Mund ta spostoni para si një të tërë për të përdorur hapësirën e magazinimit për bagazhet tuaja ose për çantat e blerjeve, ose mund ta palosni plotësisht ose në mënyrë asimetrike për të formuar një sipërfaqe të sheshtë ngarkimi. Varet krejtësisht nga ju. Falë konceptit të hapësirës në ulëset e pasme, mund të udhëtoni mirë dhe në mënyrë të rehatshme, sepse hapësira e madhe e këmbëve u jep njerëzve vend për të lëvizur.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin