Benzinë apo naftë? Të dy janë zgjedhja e duhur - për efiçencë të lartë, ekonomi dhe përshtatshmëri përdorimi të përditshëm. Kjo sigurohet nga një kombinim inteligjent i teknologjisë së injektimit direkt dhe teknologjisë së turbos që quhet teknologji TSI për motorët e benzinës dhe teknologji TDI për motorët e naftës. Dhe falë teknologjisë BlueMotion të përdorur, ju gjithashtu kurseni karburant pa cenuar dinamikën: për shembull, me rikuperimin e energjisë së frenimit dhe sistemin Start-Stop. Motorët e naftës me turbo te Tiguani i ri përdorin atë që njihet si Twindosing: Duke bashkuar dy katalizatorë SCR, emetimet mund të reduktohen edhe më tepër.
Heqja e përgjegjësisë nga Volkswagen
1. Vlerat e dhëna të konsumit dhe emetimeve janë shqyrtuar duke përdorur procesin e
parashikuar me ligj. Prej datës 1 shtator 2017, disa lloje automjetesh të rinj
miratohen sipas procedurës së testimit të harmonizuar në nivel botëror për
automjetet e lehta, WLTP, një procedurë testimi më realiste për matjen e
konsumit të karburantit dhe emetimeve të CO2. Prej datës 1 shtator 2018, WLTP do të
zëvendësojë gradualisht ciklin e ri evropian të drejtimit (NEDC). Për shkak të
kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve të
CO2 të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se
ato të matura sipas NEDC. Kjo mund të rezultojë në ndryshim të taksimit të
automjeteve nga data 1 shtator 2018. Për më tepër informacion mbi ndryshimet mes
WLTP dhe NEDC, vizitoni faqen www.volksëagen.de/wltp.
Aktualisht, vlerat NEDC janë ende të detyrueshme për t'u komunikuar. Për sa u
përket automjeteve të reja, lloji i të cilave është miratuar sipas
WLTP , vlerat NEDC përfitohen nga vlerat WLTP . Shfaqja e
specifikimeve shtesë të vlerave WLTP mund të jetë vullnetare deri në
përdorimin e tyre të detyrueshëm. Për sa kohë që vlerat NEDC jepen si rang vlerash,
ato nuk i referohen një automjeti të vetëm, individual dhe nuk janë pjesë e
ofertës. Ato përdoren vetëm për qëllime krahasimi midis llojeve të ndryshme të
automjeteve. Pajisjet shtesë dhe aksesorët (pjesë të bashkëngjitura,
formate gomash, etj.) mund të ndryshojnë parametrat e mjetit, si p.sh. peshën,
rezistencën në rrotullim dhe aerodinamikën, në kombinim me kushtet e motit dhe të
trafikut si dhe me sjelljen individuale të ngarjes, mund të ndikojnë tek konsumi i
karburantit, konsumi i energjisë, emetimet e CO2 dhe tek vlerat e
performancës.
Informacione të mëtejshme mbi konsumin zyrtar të karburantit dhe emetimet zyrtare
specifike të CO2 të automjeteve të reja të pasagjerëve mund t'i gjeni në "Udhëzuesi
për konsumin e karburantit, emetimet e CO2 dhe konsumin e energjisë për automjetet
e reja të pasagjerëve", që merret falas në të gjitha pikat e shitjes dhe në DAT
Deutsche Automobil Treuhand GmbH, Hellmuth-Hirth-Str. 1, 73760
Ostfildern-Scharnhausen (www.dat.de/co2).
Automjetet dhe pajisjet e shfaqura në këtë ilustrim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik gjerman i porosive. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë.
Të dhënat nuk i referohen një automjeti të veçantë dhe nuk janë pjesë e ofertës, por paraqiten thjesht për qëllime krahasimi mes llojeve të ndryshme të automjeteve.