Mos e humbni tërheqjen. Me sistemin me të gjitha rrotat aktive 4MOTION.

Nuk ndriçon dielli? S'ka rëndësi. Edhe në terren të lagësht, të ngrirë dhe me gunga, sistemi opsional me të gjitha rrotat aktive 4MOTION siguron që fuqia e motorit të shpërndahet tek të katërta rrotat ashtu siç kërkohet. Kjo parandalon xhirimin e gomave dhe  Tiguani juaj fiton më shumë tërheqje thuajse në çdo terren. Ose ndryshe: Komforti është i pari.

Kjo përfshin përzgjedhjen elektronike të profilit të ecjes 4MOTION Active Control - që ju lejon të përfitoni më tepër nga sistemi juaj permanent me të gjitha rrotat aktive.

Heqja e përgjegjësisë nga Volkswagen

1. Vlerat e dhëna të konsumit dhe emetimeve janë shqyrtuar duke përdorur procesin e parashikuar me ligj. Prej datës 1 shtator 2017, disa lloje automjetesh të rinj miratohen sipas procedurës së testimit të harmonizuar në nivel botëror për automjetet e lehta, WLTP, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimeve të CO2. Prej datës 1 shtator 2018, WLTP do të zëvendësojë gradualisht ciklin e ri evropian të drejtimit (NEDC). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve të CO2 të matura sipas procedurës  WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura sipas NEDC. Kjo mund të rezultojë në ndryshim të taksimit të automjeteve nga data 1 shtator 2018. Për më tepër informacion mbi ndryshimet mes  WLTP dhe NEDC, vizitoni faqen www.volksëagen.de/wltp.

Aktualisht, vlerat NEDC janë ende të detyrueshme për t'u komunikuar. Për sa u përket automjeteve të reja, lloji i të cilave është miratuar sipas  WLTP , vlerat NEDC përfitohen nga vlerat  WLTP . Shfaqja e specifikimeve shtesë të vlerave  WLTP mund të jetë vullnetare deri në përdorimin e tyre të detyrueshëm. Për sa kohë që vlerat NEDC jepen si rang vlerash, ato nuk i referohen një automjeti të vetëm, individual dhe nuk janë pjesë e ofertës. Ato përdoren vetëm për qëllime krahasimi midis llojeve të ndryshme të automjeteve. Pajisjet shtesë dhe  aksesorët  (pjesë të bashkëngjitura, formate gomash, etj.) mund të ndryshojnë parametrat e mjetit, si p.sh. peshën, rezistencën në rrotullim dhe aerodinamikën, në kombinim me kushtet e motit dhe të trafikut si dhe me sjelljen individuale të ngarjes, mund të ndikojnë tek konsumi i karburantit, konsumi i energjisë, emetimet e CO2 dhe tek vlerat e performancës.

Informacione të mëtejshme mbi konsumin zyrtar të karburantit dhe emetimet zyrtare specifike të CO2 të automjeteve të reja të pasagjerëve mund t'i gjeni në "Udhëzuesi për konsumin e karburantit, emetimet e CO2 dhe konsumin e energjisë për automjetet e reja të pasagjerëve", që merret falas në të gjitha pikat e shitjes dhe në DAT Deutsche Automobil Treuhand GmbH, Hellmuth-Hirth-Str. 1, 73760 Ostfildern-Scharnhausen (www.dat.de/co2).

Automjetet dhe pajisjet e shfaqura në këtë ilustrim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik gjerman i porosive. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë.

Të dhënat nuk i referohen një automjeti të veçantë dhe nuk janë pjesë e ofertës, por paraqiten thjesht për qëllime krahasimi mes llojeve të ndryshme të automjeteve.

Mbyll
Menu
Mbylle menunë

Tiguani i ri

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team