Ikona mobile bëhet ikonë dixhitale
Golf i ri udhëheq. Dhe në të njëjtën kohë vendos standarde të reja në dixhitalizimin e rrugës. Sistemet inteligjente të ndihmës e bëjnë çdo udhëtim më të rehatshëm dhe të relaksuar. Kombinuar me ndjesinë tipike të Golfit.
Golf i ri - një gjeneratë më e rehatshme, më inteligjente, më e lidhur.
Golf i ri ka shumë karakteristika kryesore. Ne paraqesim tre prej tyre:
Kabinat e inovacionit
Gjithçka përshtatet me Ju
IQ.LIGHT
IQ.LIGHT. Dritë me IQ.
IQ.DRIVE: Car2X
Mund të njohë, çfarë mund të pasojë: Car2X
Krijoni vetë një imazh të Golfit të ri
Komfor dixhital
Gjithçka përshtatet me Ju
Ju mund ti bëni vendosjet tuaja të preferuara lehtësisht në kabinën opsionale Innovision Cockpit Me panelin e kabinës dixhitale 25,4 cm (10 inç) të shoqëruar me sistemin e navigimit Discover Pro 25,4 cm (10 inç). Përveç përmbajtjes klasike, të tilla si shpejtësimatës, tahometrit dhe kilometrazhit, të dhëna shtesë të dobishme mund të shfaqen në kabinën dixhitale. Për shembull, e gjithë zona mund të shfaqet si një hartë navigimi. Pjesë e madhe të ekranit e sistemit të navigimit "Discover Media" ose "Discover Pro" përdoret për të shfaqur shumë funksione në grafikë dhe animacione të përshtatshme, të ngjashme me smartphone-in tuaj. Ekranin kryesor mund ta modifikoni me fotografia dhe veçori të preferuara nga ana Juaj.
* Pas konfigurimit të ID-së tuaj të Volkswagen dhe hyrjen e parë.
Futuristic në të ardhmen
Tabela instrumentale Digital Cockpit në mënyrë seriale Ju paraqet përmbajtjen që është e rëndësishme për ju në ekranin me ngjyra me rezolucion të lartë me madhësi prej 25,4 cm (10 inç): Individualisht sipas preferencave tuaja, zgjidhni p.sh.: përmbajtja klasike si numrimi i rrotullimeve, tahometri dhe njehsori i kilometrazhit, lejoni që të shfaqet paraqitja vizuale e sistemeve tuaja të ndihmës ose zgjidhni një kombinim të hartës së navigimit dhe ekranit mediatik - të gjitha në grafikë dhe animacione të përshtatshme.
Në pritje të urdhërit tuaj: menaxhimi me zë
Menaxhimi me zë intuitiv opsional, si mbas dëshirës mund të përdorni zërin tuaj për të përdorur radion, telefonin, kondicionimin dhe navigimin në Golf-in tuaj. Me regjistrimin e zërit është e mundur të zgjidhni stacionin e duhur, hyrjen e duhur në librin e adresave ose numrin e kërkuar të thirrjes. Nërsa përdorimi i menaxhimit me zë online me We Connect Plus, do të mundësoj që Golfi juaj t'ju kuptojë edhe më mirë. Për shembull, zgjidhni muzikën tuaj të preferuar në internet ose menaxhoni intuitivisht shënjestrimin në navigimin tuaj.
Vështrimi juaj qëndron në rrugë
Vëzhgoni informacionet më të rëndësishëme dhe shikoni rrugën në të njëjtën kohë: Kjo është përparësia e madhe e ekranit opsional Head-up në Golf-in tuaj. Xhami i përparmë kthehet në një zonë projeksioni për të shfaqur shpejtësinë, mesazhe prej sistemeve për ta ndihmuar shoferin ose shënimet e navigimit. Projeksioni lexohet mirë edhe në ndriçim direkt. Nëse nuk keni nevojë për ekranin, mund ta fikni në çdo kohë.
Dizajni
Dinamika e dukshme. Golf-i mbresëlënës.
Golf - me dizajn dinamik: Pjesa e përparme e automjetit me kënd të ulët me fenerë të ngushtë LED-Matrix në optikë me 4 sy dhe logo të re sapoformuar të Volkswagen-it. Çdo gjë është konsekvente në harmoni dhe e koordinuar vazhdimisht - siç jemi mësuar ta shohim Golf. Pjesa e pasme e re dominohet gjithashtu nga dritat e pasme të ngushta, duke përfshirë logon e re dhe shenjën e Golf-it. Tubat e shkarkimit të gazrave tërhiqen në mënyrë diskrete nën difuzerin e pasëm të formuar.
LED në një dritë të re
Golf vjen standard me drita LED. Stili vendoset në mënyrë dinamike në pjesën e përparme të ulët të automjetit, anash deri zek mbrojtësit nga balta. Gjithashtu si tandard: dritat e integruara të mjegullës. Një tjetër karakteristike tipike: optika markante me 4 sy. Gjithçka është në përputhje dhe e vendosur në pjesën e pasme: Fenerët e ngushtë LED mbizotërojnë në pjesën e pasme të automjetit. Mundësisht të disponueshëm: IQ.LIGHT - Dritat LED-Matrix me rrezatim të lartë dinamik të dritave të gjata "Dynamic Light Assist", i cili rregullon automatikisht shpërndarjen e dritës sipas trafikut të qytetit.
Hapësira e brendshme dixhitale hapësira e ëndrrave
Veçanërisht vërehet: kokpiti i plotë dixhital i shoferit me ekran të madh, i përbërë nga një tabelë instrumentale Digital Cockpit 25,4 cm (10 inç) dhe ekran me prekje për radionin 20,9 cm "Composition Media" (8,25 inç) *. Trajtimi intuitiv i prekjes zbulon një sërë çelsash, butonash dhe kontrollesh. Drita e ambientit, opsionale deri në 32 nijansa të ndryshme ngjyrash, krijon një atmosferë të personalizuar ndriçimi. Nga të gjitha risitë dixhitale, ndjesia tipike e Golfit sigurisht që vazhdon.
*Opsionale ekran me prekje 25,4 cm (10 inç) në "Ready 2 Discover" dhe "Discover Media". Me "Discover Pro" ai bëhet një kokpit Innovision.
Shumë e qartë: ngjyra të këndshme, udhëtim më i relaksuar
Jepni Golfit tuaj karakter personal. Ndizni brendësinë në 10 ngjyra opsionale edhe deri në 32 variante ngjyrash. Pavarësisht nëse është një klimë më e freskët ose e ngrohtë me ngjyra, në një metropol të ndritshëm ose natën përmes rrugës së errët rajonale: Në çdo udhëtim do të arrini atmosferën e duhur për ju dhe bashkudhëtarët tuaj.
IQ.DRIVE
Parashikon atë se çfarë mund të pasojë: Car2X
Automjetet që komunikojnë me njëri-tjetrin në trafikun rrugor mund t'i bëjnë rrugët më të sigurta, mund të sigurojnë më pak ndalje të trafikut dhe të paralajmërojnë për rreziqet lokale. Paralajmërimi i rrezikut serik e ndihmon shoferin me informacione të dobishëme, për shembull të jetë në gjendje të paralajmërojë vendet e ndërtimit ose automjetet speciale. Komunikimi funksionon me teknologjinë Car2X përmes WLAN (pWLAN). Kontrolli opsional automatik i distancës ACC me funksionin Car2X e ndihmon shoferin me shumë informacione të dobishme dhe mund të ndërhyjë në mënyrë aktive në situatën në rast emergjence. Për shembull në fund të një bllokimi. Me shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave përmes WLAN (pWLAN).
Mirëmban korsinë për Ju. Dhe tjerët i mban në distancë.
Me ndihmën opsionale "Travel Assist" ju keni një sistem jashtëzakonisht të dobishëm për ndihmë në drejtimin e automjetit. Sepse vetëm duke shtypur një buton, ai kujdeset për komoditetin e ngasjes * në një nivel të lartë, kështu që ju ndihmon në situata monotone dhe të lodhshme të vozitjes:
- Veçanërisht në autostradë dhe në rrugë rajonale të ndërtuara mirë, Travel Assist mund të mbajë korsinë dhe shpejtësinë për ju dhe në të njëjtën kohë të marrë parasysh distancën nga trafiku para jush
- Së bashku me transmisionin DSG me tufë të dyfishtë, ju do të lëvizni të relaksuar përmes trafikut të ndaluar dhe Stop-and-go trafikut.
* brenda kufijve të sistemit dhe shoferi duhet të jetë i përgatitur në çdo kohë për të marrë përsipër menaxhimin e sistemit të ndihmës dhe nuk lirohet nga përgjegjësia për të drejtuar automjetin me kujdes.
Mban distancën. Dhe kufirin e shpejtësisë.
Rregullimi automatik i distancës ACC automatike ju ndihmon të ruani shpejtësinë maksimale * që keni vendosur më parë, si dhe distancën nga automjeti para jush. Së bashku me sistemin e opsionit të navigimit, ACC zgjerohet me kontrollin parashikues të shpejtësisë dhe një sistem të ndihmës në kthesë. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni shpejtësinë duke marrë përsipër kufijtë zyrtarë të shpejtësisë.
** Për më tepër, bazuar në të dhënat e rrugës së navigimit, sistemi rregullon shpejtësinë e tij në kthesa, kryqëzime (kthesa) dhe rrjedha rrethore. **
* deri në 210 km / orë
Më shumë rreth Golfit të ri:
Golf i ri po formon edhe një herë një brez të ri automjetesh. Me inovacione dixhitale, dizajn dinamik dhe komoditet mbresëlënës të trajtimit.