Për më shumë liri.
Me ID.7 e re tërësisht elektrike, Volkswagen po ripërcakton performancën e elektromobilitetit. Sedani tërësisht elektrik kombinon rreze të gjata, karikim të shpejtë, hapësirë të bollshme dhe funksionim intuitiv duke krijuar një standard të ri premium për Volkswagen.
Karikimi dhe diapazoni elektrik.
Kariko shpejt. Vazhdo përpara.
Me ID.7 e re elektrike, ju mund të udhëtoni deri në 700 kilometra, në varësi të kapacitetit të baterisë, kështu që jeni gati për çdo udhëtim pa ndalesa. Bateria mund të karikohet sërish nga 10% në 80% për rreth 25 minuta në stacione karikimi të shpejtë, në një temperaturë të moderuar të jashtme dhe me një fuqi ngarkimi deri në 200 kW. Menaxhimi i baterisë dhe dizajni aerodinamik mund të ndihmojnë gjithashtu në minimizimin e konsumit deri në fund të udhëtimit tuaj.
Sedilje premium ergoActive me programe masazhi dhe kontroll dinamik të klimës.
Rehati dhe relaks edhe në udhëtime të gjata.
Sediljet opsionale premium ergoActive janë zhvilluar veçanërisht për të dhënë ndjesinë e relaksit dhe të qetësisë, pavarësisht nga terreni.
Horizonte të zgjuara
Tavani i ri panoramik elektrik i ID.7 "Smart Glass" ofron pamje të të gjithë horizontit. Sipërfaqja e madhe e xhamit nuk është vetëm tërheqëse, por mund të kontrollohet lehtësisht me një rrëshqitje në një sipërfaqe funksionale në krye ose me anë të kontrollit zanor dhe mund të bëhet transparente ose e errët. Transmetimi i dritës kontrollohet përmes voltazhit elektrokromatik.
Funksionimi në mënyrën *më të mirë*
Dizajni elegant i ID.7 karakterizohet nga pjesa e përparme e projektuar në mënyrë aerodinamike dhe pjesa e pjerrët e tavanit.
Ajri që futet përmes rrjedhës në pjesën e përparme lejon që fluksi i ajrit të rrjedhë mbrapsht në një mënyrë të synuar në anë të automjetit. Tavani i pjerrët i ID.7 ndihmon të arrijë një koeficient shumë të mirë të tërheqjes (vlera cW) prej vetëm 0,237 - për më pak konsum energjie dhe diapazon më të gjatë.
Ngjyra për çdo gjendje tuajën
Jepini ID-së tuaj më shumë personalitet. Zgjidhni nga dhjetë ngjyra standarde (30 ngjyra janë opsionale) dhe bëjeni ambjentin e brendshëm të makinës suaj të shëndrrijë!
Përjeto rehati
ID.7 i ri ofron hapësirë të gjerë për deri në pesë pasagjerë dhe, falë materialeve dhe veçorive premium, si drita e ambientit apo tavani panoramik me errësim elektrik, përcjell karakterin e një sedani të klasit luksoz me ndjesinë e hapësirës. - edhe në sediljet e pasme. Gjithashtu bagazhi prej më shumë se 500 litrash, ofron një hapësirë të jashtëzakonshme.
Materialet e brendshme të ID.7 të re nuk përmbajnë produkte shtazore dhe janë krijuar me materiale të riciklueshme.
Cdo gjë nën kontroll
Një përvojë krejtësisht e re përdoruesi ju pret në kabinën digjitale të ID-së tuaj, e cila bëhet një pajisje e vërtetë inteligjente me konceptin më të fundit intuitiv të funksionimit dhe vendos standarde të reja. Ekrani standard 38 centimetra (15 inç) ju jep akses të lehtë në funksionet më të rëndësishme. Opsionet e preferuara konfigurohen individualisht dhe akoma më shumë aplikacione në kabinën digjitale garantojnë lehtësi në përdorim duke përmirësuar përvojën e udhëtimit tuaj.
Kontrollet e ajrit të kondicionuar janë të integruara në nivelin e parë të sistemit Infotainment. Funksionet e ndryshme të konceptit të ri të ajrimit janë gjithmonë të dukshme në ekranin e ri të madh, mund të aktivizohen dhe ruhen individualisht në varësi të përdoruesit. Ventilimi inteligjent kontrollon rrjedhën e ajrit, kërkesat e veçanta të përdoruesit mund të aktivizohen nëpërmjetë asistencës zanore. Me një "Përshëndetje Volkswagen, duart e mia janë të ftohta!" ID.7 reagon duke ndezur ngrohjen e timonit.
Udhëtoni pa hequr sytë nga rruga
Kur teknologjia e lartë takon realitetin! Ekrani i realitetit të shtuar (AR) shfaq informacione të rëndësishme digjitale sapo ju të kryeni një veprim si: ndërrimi i korsisë ose shfaqja e shigjetave të kthesës në sistemin e navigimit drejtpërdrejt në xhamin e përparmë dhe në vizionin tuaj.
Thuaj Përshëndetje! ID.7-ës tënde
Mos u shpërqëndroni nga butonat apo çelsat gjatë udhëtimit. Mbani sytë nga rruga dhe kontrolloni lehtësisht çdo gjë me funksionet intuitive të kontrollit zanor të gjeneratës së ardhshme të ID-së tuaj. - për shembull, radion, sistemin opsional të navigimit ose telefonin tuaj. Thuaj thjesht "Përshëndetje Volkswagen!" - dhe asistenti juaj digjital do t'ju kuptojë.
Thuaj "Përshëndetje Volkswagen, duart e mia janë të ftohta", dhe kështu aktivizoni menjëherë ngrohjen e timonit dhe sistemi i ajrit të kondicionuar drejton ajrin e ngrohtë në mënyrë të synuar në duart tuaja. Ndihmësi juaj digjital mund t'ju japë gjithashtu sugjerime në varësi të situatës, duke rekomanduar një listë të veçantë Playlist-e ose një drejtim për t'ju shmangur trafikut.
Gati për pothuajse çdo gjë
Teknologjia e matricës IQ.LIGHT mundëson drejtimin e përhershëm me rreze të gjata pa i verbuar përdoruesit e tjerë të rrugës. Një brez elegant drite kalon midis fenerëve me matricë LED dhe logos së Volkswagen. Ndërsa i afroheni automjetit tuaj, dritat e përparme ndizen shkurtimisht, si një shkrepje syri nga ID.7-a juaj.
Ajo që bën përshtypje në pjesën e përparme nuk mungon as në pjesën e pasme!
Paketa përfshin gjithashtu dritat e pasme opsionale 3D LED me dritat e frenave të animuara dhe sinjalet e integruara dinamike të kthesës, të cilat tregojnë drejtimin me lëvizjet e dritës.