Polo e re: e besueshme, e sigurtë dhe sportive. Me gjuhën e saj të qartë të formës
dhe linjat elegante, ajo është ekuilibri perfekt mes dizajnit dhe funksionit. Ajo
bind me komfortin, sigurinë dhe karakteristikat moderne. Shkurt: Polo ju bën që ta
dashuroni udhëtimin me të.
Teknologjia moderne e motorrit në Polo-n tuaj karakterizohet nga ekonomia dhe
performanca. Pikërisht gjëja e duhur, nëse dëshironi të udhëtoni shumë, por
dëshironi të ruani konsumin brenda limiteve.
Pamja e brendshme e Polos ofron teknologjine dhe komoditetin më të lartë. Veturen
mundeni ta pajisni me instrumentabelë digjitale, në të cilen mund të lidhni dhe
hartat e navigimit për një pamje më të kjartë. Gjatë udhetimeve do ndiheni shumë
komod më ulëset me mbështetje lumbare, kurse nëse bateria e telefonit tuaj bie nuk
do ju duhet kabllo për mbushjen e tij, atë mund ta mbushni lehtësisht përmes
hapësires wireless charging.
Hapja dhe mbyllja e veturës mund të bëhet shumë më e lehtë permes funksioit
"Keyless Access" thjeshtë duhet ta keni afër jush çelësin e veturës.
Falë funksioneve ndihmëse ju do ndiheni me të vërtetë i relaksuar. Vetura detekton
lehtësisht lodhjen e vozitësit dhe shfaqë rekomandime që të ndaleni për një
pushim.
Funksioni Blind Spot ju njofton në momentin e parë që keni veturë në koresinë
tjetër. Si dhe përmes kamerës së pasme do jeni gjithmonë në dijeni se qfarë gjendet
prapa veturës tuaj.
Funksioni më i rendësishëm gjatë ngajses në qytet ACC Adaptive Cruise Control ju
ndihmon të mbani distancën nga vetura para jush, dhe në rast të ndonjë emergjence
vetura reagon deri në frenim total për të evituar ndonjë aksident të mundshëm.