Porsche Prishtina po fillon pergatitjet per hapjen dyerve të saj të reja. Një objekt i ri, i ndarë në dy pjesë dhe me një mori karakteristikash inovative, për të krijuar një koncept të avansuar, duke i bërë përvojat e brendit më atraktive se kurrë më parë për klientët besnik.
Emocioni për një përvojë të paharrueshme të automobilizmit po rritet me ndërtimin e showroom-it të ri. Ky ambient i shkëlqyeshëm do të jetë thjesht më shumë se një vend për të prezantuar modelet e reja.
Më shumë sesa thjesht krijim i përvojave, Porsche Prishtina synon gjithashtu të bëhet shtëpi për klientët besnik.
Falë moduleve dhe prezantimeve interaktive, përvoja e klientit në dyqan do të bëhet edhe më tërheqëse. Veturat e reja, ngjyrat më të ngrohta, identiteti akustik i brendit dhe aroma të klasit të lartë sigurojnë një atmosferë të këndshme, duke komunikuar me konsumatorin përmes të gjitha shqisave.
Duke u përqendruar në përdorimin e standardeve më të larta evropiane, Porsche Prishtina ju siguron cilësinë dhe besueshmërinë që janë thelbësore për klientët tanë.
Çdo detaj është i hartuar me kujdes për të siguruar një përvojë të mrekullueshme. Hapja e showroom-it të ri shënon një fazë të re në angazhimin tonë për përvojën e klientit dhe për të vendosur një standard të lartë në autoindustri. Në fakt, showroom-i i ri është një shenjë e qartë e këtij angazhimi dhe një premtim për një të ardhme të ndritshme për dashamirët e luksit dhe performancës.
Deri në hapje të showroom-it na gjeni në këto dy lokacione:
Magjistralja Prishtinë - Ferizaj - km3, ngjitur me objektin aktual.
Albi Mall - Veternik, hyrja A.