Passat GTE. Mobiliteti modern me teknologji hibride.
Mendoni për të ardhmen: Passat GTE i ri me teknologjinë Plug-in-Hybrid jo vetëm që sjell fuqi motori në rrugë, por është edhe ekonomik. Me autonominë e rehatshme elektrike është sinonim i mobilitetit të përgjegjshëm të orientuar drejt së ardhmes.
Dizajni.
Dizajni bindës i Passat GTE¹ të ri rrezaton elegancë dhe klas. Falë formës së tij të qartë dhe proporcioneve dinamike, lini një përshtypje që zgjat.
Eksterieri Bindës. Në shikim të parë dhe në mënyrë të përsëritur.
Passati GTE¹ Plug-in-Hybrid nuk është vetëm shumë sportiv, por edhe tejet elegant. Dizajni me nënshkrime të lehta spikatëse i jep atij një pamje konfidente.
Rrotat Gjithçka vjen rreth jush.
Gjeni stilin tuaj përmes zgjedhjeve që Passat ofron me disqet nga alumini². Zgjidhni mes disa modeleve: nga klasikë-elegantë tek dinamikë-sportivë.
Interieri Një automjet që bie vërtet në sy.
Me mbulesat ngjyrë kaltër të ulëseve, Passat GTE¹ përcakton thekse ngjyrash që përputhen përsosmërisht me pamjen e tij sportive dhe elegante.
Dritat Lini një përshtypje rrezatuese.
Prisni një pamje të shkëlqyer falë teknologjisë marramendëse.
Hybrid.
Dyfish më mirë.
Motori i fuqishëm hibrid i Passat GTE¹ kombinon një motor benzine turbo me një motor elektrik të zhdërvjellët për një stil dinamik dhe ekonomik ecjeje.
Bashkëpunim eficent.
Passat GTE kombinon efikasitetin e një motori elektrik me fuqinë e një motori me djegie të brendshme.
Autonomia.
Mendoni qetësisht në planin afatgjatë: Me një autonomi tërësisht elektrike prej 55 km (limuzinë: 57 km) të matur sipas WLTP (70 km sipas NEDC), Passat GTE Variant vërteton se mobiliteti efikas për udhëtime të gjata nuk është më një vizion i së ardhmes falë teknologjisë Plug-in-Hybrid pa emetime lokale dhe pothuajse pa zhurmë.
Me energji të freskët gjatë ditës. Menaxhimi i karikimit e bën të mundur.
Gati për përditshmërinë tuaj: Teknologjia Plug-in-Hybrid ju lejon të karikoni lehtësisht baterinë e motorit elektrik nga një burim i jashtëm energjie.
IQ.DRIVE
Tek Volkswagen, IQ.DRIVE nënkupton të gjitha sistemet inteligjente të ndihmës për drejtuesin. Për të gjitha, atë që kemi sot, atë që zhvillojmë për nesër dhe atë që kërkojmë për të ardhmen. Gjithashtu, IQ.DRIVE është sinonimi i ideve inovatore dhe fokusit të qartë: Komforti dhe siguria juaj.
Karakteristikat IQ.DRIVE
Travel Assist
Shijoni komfortin në shtypjen e një butoni.
Përfytyroni që një pjesë e drejtimit të automjetit të bëhet nga sistemet e asistencës të Passat-it tuaj. Për ju, kjo do të thotë se me sistemin e asistencës së drejtimit “Travel Assit” tashmë mund të ngisni automjetin më të qetë e më të relaksuar.
Parkimi.
Parkimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë.
Parkimi nga vetë ju i përket të djeshmes. Me ndihmën e parkimit që vjen si pajisje standarde për linjën Business, dhe me kërkesën tuaj, asistentët e parkimit "Park Assist" kurseni shumë përpjekje gjatë parkimit dhe manovrimit3 si dhe ruani kontrollin e automjetit në çdo kohë.
Rregullatori automatik i distancës ACC
Ndihmon për të ruajtur distancën e duhur.
Rregullatori opsional automatik i distancës ACC me kontrollin e parashikuar të shpejtësisë ju ndihmon të ruani një limit shpejtësie të paracaktuar nga ju (deri 210 km/h) dhe një distancë minimale me automjetin përpara.
Përforcues elektromekanik i frenave
Optimizuar për distanca të shkurtra frenimi.
Me përforcuesin elektromekanik të frenave që vjen si pajisje standarde dhe në kombinim me sistemin e monitorimit të ambientit "Front Assist", me njohjen e këmbësorëve distanca e frenimit të Passat-it tuaj mund të shkurtohet.1 Për shembull, rreziku i aksidenteve me këmbësorë mund të zvogëlohet.
Front Assist
Mund të pikasë rreziqet përpara se të shfaqen.
Sistemi mund të pikasë këmbësorët në rrugë dhe t'ju paralajmërojë në kohën e duhur. Nëse nuk reagoni, mund të frenojë automatikisht dhe, në mënyrë ideale dhe brenda kufijve të sistemit, të parandalojë aksidentet me këmbësorë.
Sistemi i mbrojtje proaktive të pasagjerëve
Ju mbron nga të gjitha anët.
Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerit ju lejon, brenda kufijve të sistemit, në situata kritike, siç janë përplasjet e mundshme.
Konektiviteti.
Në Passat GTE¹ jeni online. Ashtu si jeni mësuar në jetën tuaj të përditshme - gjithmonë dhe kudo, me miqtë, familjen dhe ortakët e biznesit. Një kartë eSIM e instaluar në mënyrë të përhershme ju jep akses direkt tek suportet dhe shërbimet celulare online me anë të We Connect². I lehtë dhe standard. Kështu, qëndroni të informuar dhe të argëtuar në lëvizje.
We Connect: lidhur pa ndërprerje me Passat GTE-në tuaj.
Prezantimi juaj me shërbimet dixhitale nga Volkswagen dhe lidhja direkte me automjetin tuaj: Falë paketës "We Connect"² në Volkswagen-in tuaj jeni të pajisur me lidhje të integruar dhe mund të aktivizoni shumë shërbime online të dobishme dhe inovative falas pas një aktivizimi të vetëm.
We Connect Plus: Konektiviteti në një nivel më lart.
E gjithë bota e shërbimeve dixhitale të Volkswagen çon konektivitetin një nivel të ri: "We Connect Plus"² ofron funksione inteligjente shtesë nga navigimi inteligjent me informacione në kohë reale dhe media-streaming e Webradio tek përdorimi i smartfonit si telekomandë për funksionet praktike të automjetit - për akoma më shumë komoditet, argëtim dhe informacion në kohë reale.
Ndani Passat GTE tuaj me të tjerët.
Praktik dhe i zgjuar: Sipas dëshirës, mund të hapni e ndizni Passat-in tuaj në mënyrë të rehatshme duke përdorur smartfonin tuaj4 si çelës. Gjithashtu mund të dërgoni çelësa celularë për miqtë dhe anëtarët e familjes, për t'ua bërë më të lehtë përdorimin e automjetit tuaj.
Rikonceptimi i Mobilitetit.
Ndonjëherë janë gjërat e vogla që e bëjnë jetën shumë më të lehtë. Aplikacionet In-Car nga Volkswagen mund të shkarkohen direkt në sistemin tuaj të info-argëtimit. Në kombinim me We Connect dhe We Connect Plus², e bëjnë jetën e përditshme me Passat-in tuaj aq të rehatshme saqë nuk do të dëshironi të bëni pa të. Me aplikacione të tilla si We Park, We Experience dhe Service We Deliver, jeta juaj do të jetë më e qetë e atraktive. Kur do t'i provoni?
Info-argëtimi
Në Passat GTE tuaj të ri, ju dhe pasagjerët tuaj jeni të mirë argëtuar dhe të lidhur me internetin. Shijoni tingujt e jashtëzakonshëm, navigimin intuitiv dhe komfortin e një asistenti zanor që dëgjon komandën tuaj.
Qasje pa ndërprerje në shërbimet Streaming.
Kur udhëtoni me Passat-in tuaj GTE nuk keni pse të shkëputeni nga shërbimet tuaja të preferuara: Sistemi i info-argëtimit ju ofron shërbimet streaming të zgjedhura dhe, falë radiove të internetit dhe radiove hibride, të gjithë botën e radiove të internetit.
Në pritje të komandës tuaj: Kontrolli zanor.
Bisedoni me kontrollin zanor pa pasur nevojë të hiqni sytë nga rruga. Dëshironi të përzgjidhni muzikën tuaj të preferuar apo të përcaktoni itinerarin tuaj? - kontrolli zanor është gjithmonë në ndihmën tuaj.
Me të dyja duart në timon, mund të telefononi i sigurt.
Ndërfaqja telefonike "Comfort" mundëson biseda të qeta gjatë drejtimit të automjetit. Veçanërisht praktik: rafti i integruar me lidhje induktive me antenën e jashtme dhe funksion karikimi induktiv. Sistemi pa duar është i përshtatshëm për lidhje pa interferencë dhe përdoret lehtësisht përmes ekranit multifunksional, timonit multifunksional apo ekranit me prekje të radios.