Kaq emocionues mund të jetë sigurues.
Polo jo vetëm që është zgjeruar ndjeshëm, por impresionon me dizajnin e ri dinamik. Siguria shtesë ofrohet nga sistemet standarde të asistencës, si p.sh. sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist" që përfshin funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve.
Paketa Polo Edition
duke përfshirë paketën R-Line dhe Komfort
Mbrojtje e gjithanshme. Bukuri e gjithanshme.
Polo kujdeset për ju. Me më shumë asistentë sigurie sesa paraardhësi i tij, mban në vëzhgim gjithçka që ndodh rreth jush. Tërheqësi më i madh i syve është ai vetë. Kjo sigurohet nëpërmjet dizajnit tërësisht të ri me linja anësore më të thella, skajet dinamike dhe fenerët e ridizenjuar. Në çdo turne.
Pajisjet & Dizajni.
Polo: i besueshëm, i sigurt dhe sportiv. Me formën e qartë dhe linjat elegante, gjen ekuilibrin e përsosur midis dizajnit dhe funksionimit. Bind me karakteristika të rehatshme, të sigurta dhe moderne. Shkurt: Poloja ju shton dëshirën për të drejtuar makinën.
Eksterieri
Tregoni vetëbesim.
Poloja është sportiv dhe spikatës. Pjesa ballore duket më dinamike për shkak të kofanos së gjatë dhe më të gjerë për shkak të linjave horizontale. Aspekti i saj sportiv, dimensionet kompakte dhe pjesa pas gomës e shkurtër, janë sinonimi i një shkalle të lartë kënaqësie ngarjeje.
Interieri
Më shumë hapësirë për komfortin tuaj.
Karakteristikat e hapësirës së brendshme të Polos suaj përfshijnë ndriçimin e ambientit (pajisje seri për Highline), sediljet me mbështetje lumbare opsionale dhe elementet e rinjtë dekorit. Gjithashtu, Poloja është zgjeruar - kjo do të thotë më shumë hapësirë për kokën dhe këmbët për shoferin, pasagjerin para dhe pasagjerët mbrapa.
Dritat
Gati për aq shumë karizëm?
Shijoni këtë pamje: Polo ju prezantohet me drita dite LED si pajisje standard dhe fenerë halogjenë që i japin asaj një pamje unike. Sipas kërkesës, mund të përmirësoni më tej pamjen sportive të Polos tuaj me fenerët e përparmë LED dhe dritat e pasme LED.
Rrotat
Ngjajnë mirë për ju: Gama e disqeve Polo.
Me cilat goma duket më mirë Poloja, është thjesht çështje mendimi. Prandaj ju propozojmë një zgjedhje tërheqëse të disqeve prej çeliku dhe aliazhi që mund t'i jepni Polos prekjen tuaj personale.
Pajisjet R-Line opsionale të Polos.
Nënvizoni pamjen konfidente të Polos tuaj. Me pajisjet opsionale R-Line i jepni eksterierit më tepër dinamizëm dhe interierit një prekje sportive.
Paketa R-Line "Exterieur + Interieur"
Theksoni karakterin atletik të Polos tuaj.
Me paketën opsionale R-Line "Exterieur + Interieur" mund të theksoni sportivitetin e Polos tuaj - si brenda ashtu edhe jashtë. Karakteristikat? Në fakt, gjithçka, sepse janë detajet e shumta të dizajnit që i japin një pamje të përgjithshme të harmonizuar.
R-Line "Exterieur"
Nëse dëshiron të jeni konfidentë dhe dinamikë.
Paketa opsionale R-Line "Exterieur" i jep Polos një karakter sportiv. Para, mbrapa apo anash - dizajni i tij me karakter do t'ju bëjë përshtypje.
Karakteristikat e Polos nga perspektiva të ndryshme.
Info-argëtimi
Duhet të bëni telefonata gjatë ngarjes së makinës, keni nevojë për informacion të përditësuar për trafikun, dëshironi të arrini në destinacionin tuaj nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikë- Poloja ju ofron mundësi të ndryshme për ta përdorur teknologjinë moderne në mënyrë të përshtatshme dhe të pa komplikuar.
Radioja
Nëse dëshironi, mund të dëgjoni vetëm radio.
Ju pëlqen të dëgjoni muzikë teksa udhëtoni, por dëshironi të jeni të mirinformuar e nuk doni të sakrifikoni komfortin e klasit të parë? Atëherë do të mahniteni nga dy radiot e disponueshme.
Navigimi
Ndiqni itinerare që ia vlejnë.
Mund të jetë e vlefshme ndezja e navigatorit edhe në rrugët që njihni - me Car-Net "Guide & Inform Basic". Ky shërbim përdor informacione të aktualizuara nga interneti dhe mund t'ju paralajmërojë për bllokime trafiku në fazë të hershme dhe t'ju gjejë rrugë alternative. Ose mund të përdorni kërkimin online të destinacioneve të veçanta për t'u zbuluar.
Car-Net
Lidhu me gjithçka që të intereson.
Me smartfonin jeni thuajse gjithmonë online. Pse jo me automjetin tuaj? Car-Net e sjell Polon në autostradën e informacionit - dhe ju jep shumë avantazhe. Shumë shpejt nuk do të dëshironi të rrini pa shërbimet e ndryshme të informacionit.
Sistemet e asistencës.
Sistemet inteligjente të asistencës së shoferit tek Poloja juaj kontribuojnë për drejtim më të rehatshëm të automjetit dhe mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni shumë mirë situatat kritike apo t’i shmangni ato plotësisht. Madje, ndonëse do ta vini re rrallë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dini se ekziston.
Sistemet e asistencës
Siguria
Sigurisë i nevojiten shumë ndihmës.
Ndonjëherë ndodh diçka e paparashikuar në trafik. Atëherë Polo mund t'ju ndihmojë.
Ngarja e makinës
Ju lutemi, mos u zini se kush do ta ngasë makinën.
Do të argëtoheni shumë me ngarjen e Polos së ri. Për këtë mund të kontribuojnë edhe sistemet praktike të asistencës, të cilat jua lehtësojnë punët dhe janë të rehatshëm për ju. Për shembull, ofrojini vetes pak relaksim në udhëtimet e gjata dhe na lejoni t’ju ndihmojmë në trafik.
Parkimi.
Ngarja e makinës është argëtuese. Tani edhe parkimi.
Parkimi mund të jetë një torturë. Është e mira të dini që Poloja ka sistemet opsionale të asistencës në parkim që ju ndihmojnë dhe e kthejnë procesin e parkimit në një lojë fëmijësh.
Komforti.
Do të mahniteni se sa të këndshme janë udhëtimet me Polon tuaj të ri. Falë pajisjeve të rehatshme, uleni të qetë në distanca të gjata dhe mbroni shpinën. Mund të konfiguroni temperaturën e dëshiruar të udhëtimit individualisht me sistemin opsional të ajrit të kondicionuar "Climatronic" (pajise në seri për Highline).
Active Info Display
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Analogu i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Pajisja inovative dhe bashkëkohore Active Info Display mund t'ju japë informacion përtej matësit të shpejtësisë dhe atij të karburantit.
Komforti i sediljes
Për komfortin, mjafton të uleni.
Në udhëtimet e gjata ose xhirot e shkurtra - uleni të relaksuar në Polon tuaj të ri. Sediljet standarde ergonomike mbrojnë shpinën kur udhëtoni dhe janë aq të rehatshme saqë thuajse harroni se jeni ulur në një automjet.
Sistemi i ajrit të kondicionuar "Climatronic
Kujdeset për një klimë individuale gjatë udhëtimit.
Shumë nxehtë, shumë ftohtë, apo diçka në mes? Mund të jetë e vështirë të gjesh temperaturën e duhur. Sidomos nëse udhëtoni me disa pasagjerë. Por me sistemin opsional të kondicionimit të ajrit me dy zona (seria Highline) të Polos tuaj, këto diskutime u përkasin të kaluarës.
Tavani panoramik
Diell, erë dhe më tepër: Tavani është i hapur për të gjithë.
Shijoni pamjet e bukura: Falë tavanit opsional panoramik me ngritje/rrëshqitje, keni pamje të papenguar të qiellit dhe rreze dielli e ajër të freskët e të këndshëm brenda Polos tuaj.
Keyless Access
Hapni dyert si me magji.
Thjesht futeni, pa prekur çelësin me dorë. Falë sistemit opsional të mbylljes dhe nisjes "Keyless Access" mjafton ta keni çelësin me vete. Mund të ndizni motorin pa çelës, thjesht duke shtypur një buton.
Teknologjia.
Teknologjia moderne e motorit të Polos karakterizohet nga ekonomia, fuqia dhe performanca e tij. I duhuri nëse ju pëlqen të udhëtoni shumë dhe dëshironi të ruani konsumin brenda kufijve.
Motorët
Dyfishoni përfitimet.
Motorët e benzinës TSI dhe motorët e naftës TDI janë projektuar për të ofruar një fuqi të lartë me konsum të ulët karburanti dhe do t'ju kënaqin.
Sistemi Start-Stop
Kur frenoni fitoni energji.
Motori i ndezur në një semafor konsumon karburant në mënyrë të panevojshme. Prandaj, sistemi Start-Stop e çaktivizon motorin sapo të hiqni këmbën nga friksioni. Kur frenoni, energjia e çliruar transferohet në bateri dhe ruhet aty.
Udhëtimi me gaz natyror
Një automjet që bie vërtet në sy. Polo GTI.
Luftoni mungesën e alternativave: Polo TGI përdor kapacitetin e lartë të energjisë të gazit natyror për progres eficent dhe tepër ekonomik.
Individualizimi.
Zgjidhni dizajnin nga disa paketa dhe konfiguroni Polo tuaj sipas dëshirave tuaja. Me detaje të vogla e i jepni një karakter të madh dhe e bëni një shoqërues plot stil.
Paketa "Style"
Jepini Polos tuaj një look të ri.
Me paketën opsionale "Style", mund të theksoni edhe pajisjet e interierit të Polos tuaj. Përveç sediljeve të rehatshme sportive dhe tavanit të errët, detajet me cilësi të lartë të tilla si elemente e dekorit dhe aplikimet e lëkurës sintetike e tegeli dekorativ gri në sedilje krijojnë një koncept magjepsës hapësinor.
Paketa e dekorit
E zgjidhni vetë lukun individual të interierit tuaj.
Një paketë dekori e përshtatur me shijen tuaj individuale: Nëse dëshironi, jepini një atmosferë ambientit të brendshëm të Polos suaj me paketën e dekorit "Energetic Orange". Paneli i instrumenteve dhe elementet e tjerë të dizajnit bëhen pikantë sipas ngjyrave.