Ndoshta i keni njohur airbag-ët konvencionale prej një kohe të gjatë. Ata mbrojnë kryesisht shoferin dhe pasagjerin përpara në rast përplasjeje ballore. Airbag-u i kokës tek Poloja i ri është anësor që hapet si perde nga tavani. I aktivizuar pas një përplasjeje, ai mbulon të gjithë zonën e panelit ballor dhe anësor si dhe trarin B. Kjo jo vetëm që mbron kokën e shoferit dhe të pasagjerit para, por edhe ato të pasagjerëve në sediljen e pasme. Sigurisht, ka dy në Polon e ri si pajisje standard dhe pa asnjë kosto shtesë.
Kur del papritur në rrugë një këmbësor si shofer duhet të reagoni shpejt. Pikasja
standarde e këmbësorëve ju mbështet për këtë.¹ Së pari, sistemi mund të zbulojë
situatën në shpejtësinë e dritës. Më pas do të paralajmëroheni menjëherë me një
sinjal akustik dhe vizual. Nëse nuk shtypni frenat, do të njoftoheni për distancën
kritike me një ndërhyrje në frena. Në të njëjtën kohë përgatitet një ndalim i
mundshëm emergjent që të keni menjëherë në dispozicion forcë maksimale frenimi.
Nëse nuk keni frenuar ende, sistemi kryen automatikisht një frenim emergjent.
Kështu, në rastin ideal, mund të shmanget plotësisht një përplasje ose të zbuten
pasojat e saj.
Pikasja e këmbësorëve është një shtesë e sistemit standard të monitorimit të
ambientit "Front Assist" me funksionin e frenimit emergjent City.

Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerit është në dispozicion për Polo-n sipas kërkesës. Mund të zbulojë situata të rrezikshme me potencial të lartë aksidenti dhe të marrë automatikisht masa paraprake¹. Për shembull, xhamat dhe tavani pranoramim mbyllen automatikisht, me përjashtim të një hapësire, nëse është e nevojshme, për të optimizuar efektin e airbag-ëve të kokës dhe atyre anësorë. Brenda fraksionit të sekondës rripat e sigurimit përpara tërhiqen njëkohësisht dhe shoferi me pasagjerin e përparmë sigurohen. Kur rreziku ka kaluar, rripat lirohen dhe xhamat anësorë dhe tavani panoramik mund të hapen përsëri.
Brenda kufijve të sistemit.
Disa nga fotot tregojnë pajisje opsionale me çmim shtesë. Foto ilustruese. Ofrohet vetëm nëpërmjet shoqërive partnere të VW. Deri në sasinë përfundimtare. Informacioni i dhënë përkon me njohuritë e disponueshme në kohën e botimit. Mund të ketë gabime shtypi ose modifikime. Ju lutemi, informohuni mbi gamën bazë të pajisjeve ose në seri çmimin e automjetit tuaj përpara nënshkrimit të kontratës së blerjes. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.